Ramës i përmendin nënën në Shkodër: Ja PD e Shkodrës, për atë votojnë stërnipat e Migjenit dhe Marubit? Ndaj jeni të fundit, prej 30 vitesh në hijen e mallkimit të Enverit!

15/04/2021 19:12

Ndërsa kryeministri Edi Rama mbante fjalën gjatë aktivitetit të Partisë Socialiste në Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit, u shënua një incident.

Gjatë kohës kur kryeministri Edi Rama po fliste, një person e ka sharë. Ndonëse nuk u dëgjua, kryeministri i dha një përgjigje.

Rama tha se kjo është PD e Shkodrës, duke pyetur se për atë votojnë stërnipat e Marubit, Luigj Gurakuqit:

Rama: Para se te ulesha këtu dy të rinj më bënë një dhuratë e cila më kujtoi një kohë të bukur të lidhur me Shkodrën me parashikimin tim të rezultatit të mandatit po më kujtuan një shok kur luaja basketboll që ishte me i bukur shumë i shpejtë, i talentuar Sokol Kala dhe dua nga këtu ta përshëndes, dhe dua të përshëndes dhe të tjerë që ishin çunat më të bukur të Shkodrës. Avenir Kalaja nuk ishte dhe aq i bukur po ishte si mal e të trembte, ishin një skuadër që ngrinin peshë gjithë shkodranët, por kishin një hall se më të mirët jetonin me hijen e biografisë dhe nuk dilnin dot jashtë shtetit , as për ndeshje, ata luanin për Partizanin po jashtë nuk shkonin dot.

Me ta ishin lirshëm fare të flisje kundër diktaturës, kundër atyre që për fat të keq e mbajnë Shkodrën peng akoma, pikërisht ata diktatorë të vegjël, që i kanë kthyer shkodranët demokratë në mohues e përçarës që në emrin e PD bëjnë ekzaktësisht atë që Enver Hoxha do kishte dashur ta bënte Shkodrës e cila kurrë se deshi atë as komunizmin, me zjarrin e besimit te Shkodra dhe te lira. po ju them bëni ca të doni, si kjo dritë që unë shoh se PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër po fiks siç Hoxha do donte që të ishte PD.

Që në emër të demokracisë, e gjithë Shkodra të mbahej peng si sot, vendi më i prapambetur, por ndërkohë është një zonë që Zoti e ka qendisë, por Enver Hoxha e mban peng akoma me hijen e tij, me një mallkim jo përmes nesh po përmes atyre që i thonë vetes PD e Shkodrës. Vetëm hija e Enverit në tru , mund ta shpallë Topallin tradhtare, ajo s’është shoqja ime, por tradhtare, njësoj sikur të ishte Liri Berishova si dikur, me çipin e Enverit në tru. Ju luftoni komunizmin me mua, a jeni në vete, a jeni në tru të kokës, a ju ka ik mendja dhe s’do jetë kthyer pas 30 vjetësh. Unë komunist dhe Saliu demokrat, po ç’është kjo. Kush është komunist Beneti, Beqja, apo ajo Voltana që mban peng bashkinë. Si ka mundësi që në këtë vend që nxorri Migjenin, Gurakuqin, Marubët etj mbiu fara e poshtër e totalitarizmit komunist mu në trurin e atyre që morën flamurin e PD, që e kthyen në një diktaturë mizerabël të paaftësisë, mediokre. Këta që duan Shkodrën shumë,i kishin marrë thesaret e Marubëve dhe i kishin lënë si thasë me tallash në lagështi, mbuluar e harruar, kush i shpëtoi ato që janë një krenari kombëtare dhe pasuri evropiane nga një familje talentesh, pse se bënë atë, kush e bëri, se për ta Shkodra nuk është një traditë po një feud që e kanë marrë peng, e që flasin në emër të saj sikur luftojnë komunizmin.

Takova nja dy qerosë e më thanë Rama ik se ne nuk i duam komunistat, s’pata mundësi tu them që i kishte vënë poshtë dhjami, qafa si tre palë minare, kjo është PD, kjo është Shkodra që doni ju? Po flas me ata që i shtrojnë rrugët e sheqerit Lulit, dhëndrit edhe e nxjerrin këtu dhe fillojnë ato premtimet lekë, lekë.

Por ne do vazhdojmë të ecim të bëjmë një vend që se lë të bëhet dora e njeriut. Tani unë nuk mendoj se PS ka bërë më të mirën këtu, jo, nuk ka dhënë prova të mjaftueshme që të bindim çdo qytetar këtu, por e kam parasysh për ata që thonë që nuk jam me asnjë parti, që e shohin ekranin e jetës politikës, i mirëkuptoj kur shkojnë në hipotekë dhe mërziten.

Unë e dua PS një parti që të ketë hapësirë për të gjithë që ta çojmë Shqipërinë në majë, kam ardhur me Edonën sepse ishte e lodhur e mërzitur, kishte bërë disa përpjekje me parë ,me ata që e duan Shkodrën, sa më shumë njerëzit me vlera të mos përzihen aq më shumë jeta e tyre përzihet nga ata që  e bëjnë politikën monopol.Jam me Benetin që është demokrat por kemi bërë punë të mira.

Tani Shkodra nëse do t’i japë një mundësi vetes, dhe kam besim që me Benetin dhe Edonën ky komunitetin do ketë dy njerëz të vetët. Po flas për ato familje që rrinë anash, se sa ja vlen ata që kanë 30 vjet këtu është e qartë, tani na jepni ne një mundësi që të tregojmë veten, ne ja vlejmë më shumë, se deri dje u jepnin fëmijëve tekstet e Fahri Balliut , ndërsa sot nënat shkodrane e dinë që fëmijët marrin librat e Cambridge, me libra të Europës  jo me librat e kopjacëve të PD. Si mund të i besohet Voltanës, i njoh kandidatë e PD , menjëherë të vijnë në  foltore që shajnë e bërtasin, vazhdojnë me luftën e Enverit, mallkimi që e ndjek Shkodrën, që thotë ma nxitë jetën sa isha gjallë, dhe ja la mallkimin Shqipërisë kur i la Saliun në kokë, tani Saliu na del demokrat , dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit qenkam njeri që se dashkam Shkodrën. Unë që e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane qenkam i pafe, kjo është turp i dheut, dhe kush merr pjesë në këtë turp, historia e Shkodrës do flasë  për këto 30 vite, do thojë si ka mundësi ky komunitet që tregonte artin, jetën matanë detit, mbeti në dorën e Voltanës dhe ca tipave që të kapësh njërin ta plasësh pas tjetrit dhe të mos nxjerrësh dot një gram tru. Ca të bëjmë ne më shumë, doni ta bëjmë Shkodrën si Vlora, Korça që tu japim mundësi të gjithëve ta gjeni të ardhmen këtu.

Ja se ça ka me nënën time ai, ajo është demokracia, jo ajo është PD,  një njeri që më dërgon dëshirën e tij në lidhje me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD, po për ata votojnë stërnipat e Migjenit, Marubit, për atë. Pikërisht se kanë votuar për atë 30 vjet Shkodra është e fundit dhe këta thonë do rrimë të fundit po komunizmit nuk i dorëzohemi.

 Po ta dini që përtej këtyre duan a s’duan nëse ai ka një gjyshe dhe ta ketë me jete, sot ata buzëqeshin se bënë vaksinën, dhe atë nuk ja bëri ndonjë engjëll, duke fjet, por politika që njerëzit mendojnë se njerëzit mendojnë se është vetëm e keqe.

Po mos të ishte politika s’do kishte vaksina, do ishin rrugëve ata që humbën shtëpinë.

Politika bën dhe atë por bën dhe këtë që them unë. Varet në ça duarsh bie dhe sa më shumë ja kthen kurrizin aq më shumë do e hanë nga ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA