Rama: Gati të bashkëpunoj me Bashën/ Kryeministri: Por duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri

15/04/2021 15:06

Edi Rama nga Kamza e ritheksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Lulzim Bashën, por si pengesë shikon aktorë të tjerë të politikës shqiptare, të cilët i vlerësoi si pengmarrës të kreut të PD.

Megjithëse Kamza njihet si një bastion blu, Edi Rama u ndje komod kur u përball me entuziazmin e një pjesëmarrje masive në takimin e tij elektoral.

“Kamza nuk duhet të votojë majtas e djathtas por per 23 shkolla ultra moderne që do të ndërtohen brenda vitit të ardhshëm. Kamza duhet të votojë për investimet e nisura. Kur i ka patur Kamza më shumë se 17 milion dollarë për kanalizimet per ujësjellës”.

Të rinjve të cilët disa herë, ia ndërprenë fjalën me duartrokitje e ovacione Rama u kërkoi.

“Sa më shumë njerëz të ndeshëm ti kthejnë kurrizin kutisë votimit aq më shumë pandershmëria do të ndikojë nesër në jetën e tyre”.

Nuk mungoi edhe një lutje nga i pari socialistëve, për grat e vajzat e Kamzës.

“Mos i lini burrat të luajnë domino me votën e tyre. Vota është per fëmijët e tyre mos i tradhtoni fëmijët tuaj”.

Top Channel