Procesi i vaksinimit/ Rama: Në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë. Manastirliu: Të shtunën vijnë 40 mijë doza të AstraZenecas

15/04/2021 12:48

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër procesin e vaksinimit të personave +60 në Kamëz.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri me dije se “ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZenecas nga instrumenti Covax”.

Sot arrijnë mbi 300,000 vaksinime të kryera që prej fillimit të procesit të vaksinimit dhe në fundjavë do të vijojë vaksinimi i operatorëve turistikë.

Top Channel