“Pjesa më e madhe bie pre e dietave drastike”, Blerina Bombaj jep këshilla: E domosdoshme, të ulësh kolorazhin ditor

15/04/2021 14:51

Presioni për të qenë në formë sa më të mirë fizike, shpeshherë na bën që të kequshqehemi.

Dietologia Blerina Bombaj ishte e ftuar në “Wake Up”, ku theksoi se rreziku për kequshqyerje është shumë i madh ditët e sotme, pasi njerëzit dynden drejt ushqimeve të gatshme plot kalori, por aspak ushqyese.

“Pjesa më e madhe bie pre e dietave drastike. Por që të sqarojmë diçka në lidhje studimin, një pjesë e mirë e njerëzve nuk ushqehen as me kaloritë e një 7-vjeçari.

1800-2400 kaloritë e që i duhen një gruaje, ndërsa një fëmijë 7 vjeç konsumon 1400-1600 kalori. Të jesh në dietë dhe të marrësh më pak kalori se një fëmijë 7 vjeç nuk është dhe aq fatale. Një grua që merr 1400 kalori është OK, por nëse zbret nën 1200 kalori, je i paushqyer

Që të biesh në peshë, duhet të hash më pak, këtë e di dhe bufi. Por, roli i dietologut është që të ulësh peshën, por të mos mungojë asgjë, për sa i përket ushqyerjes. Në një kalorazh të ulët duhet të marrim të gjithë nutrientët e nevojshëm.

Për të rënë në peshë është e domosdoshme të ulësh kalorazhin ditor. Nëse zbret nën 1200 je i paushqyer, kjo është e sigurt”, tha Bombaj.

Top Channel