Avokati Saimir Visha ka komentuar dosjet e të fortëve në “Breaking” në Top News duke thënë se edhe të dënuarit me burg të përjetshëm.
Visha shprehet se kur kryhet gjysma e dënimit, ka ardhur momenti i rehabilitimit dhe lirimi me kusht duhet të bëhet i mundur që këta persona të integrohen sërish në shoqëri dhe të bashkohen me familjarët.
Saimir Visha: Një burgim i përjetshëm nuk do të thotë të marrë çelësat e t’i hedhë në det. Jo, edhe person i dënuar me 20 vite ka të drejtat e tij. Edhe mediat dhe opinioni menjëherë vihet kundra Gjykatës dhe Prokurorisë kur lirohet një person me 30 apo 35 vjet. Ky person një ditë do të lirohet pasi qëllimi i dënimit është riedukimi i tij.
Momenti dhe e drejta që i lidh personit të dënuar për tu liruar para kusht do të caktohet nga gjykata që ka dhënë dënimin duke mënjanuar subjektivizuar. Kur kryhet gjysma e dënimit, ka ardhur momenti i rehabilitimit.
Ndërsa gazetarja e Top Channel Anila Hoxha është shprehur se të dënuarit me burgim të përjetshëm po kërkojnë lirim me kusht dhe po përpiqen të shfrytëzojnë faktin që prokurorët apo gjyqtarët po i nënshtrohen procesit të vettingut.
Anila Hoxha: Për të dënuarit e përjetshëm, ka shtetas që kanë përfituar liri me kusht ndonëse kanë qenë të dënuar të përjetshëm për shkak të klauzolave dhe tolerancës së tepruar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kur them këtë përmend Markeljan Kuqon që liroi një të dënuar të përjetshëm dhe gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha që mbahet në paraburgimin e burgut të grave. Ajo liroi persona me ngarkesë të rëndë kriminale si Endrit Dokle që pa dritën e lirisë pasi u konsiderua si person i rehabilituar dhe duhet të ishte pranë familjes së kishte persona me probleme shëndetësore.
Edhe Myrteza Çaushi që ka lidhje me ngjarje të vitit 1997 dhe përpiqet të shfrytëzojë klauzolën pasi bëri martesë nga burgu dhe u bë prind në burg. Duke shfrytëzuar klauzolën se është bërë baba dhe fëmijët kanë nevojë për të dhe është rehabilituar e kërkon lirimin me kusht.
Brishtësia që të gjithë këta personazhe përpiqen ta shfrytëzojnë është nënshtrimi në procesin e vettingut të prokurorëve apo gjyqtarëve.
Top Channel