KPK e shkarkoi nga detyra, prokurori i Beratit ‘shpërthen’ ndaj trupës gjykuese. Djali i mitur afrohet ta qetësojë

15/04/2021 11:03

Prokurori i Prokurorisë së Beratit, Tasim Puçi është shkarkuar nga detyra. Puci doli dje para trupës gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që përbëhej nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Por sikurse shihet edhe nga fotot, vendimi i KPK-së nuk është mirëpritur nga prokurori Puci, i cili ka ‘shpërthyer’ ndaj trupës gjykuese, që ishte duke u larguar nga salla.

Për qetësimin e tij përveç trupave të sigurisë, shihet se është afruar edhe djali i tij i mitur që e mban prej krahu.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Pucin. Sipas këtij raporti, që bëri publik ‘reporter’, Puci kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Komisioni tha nga verifikimi se në emër të subjektit në fakt nuk kishte as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Sipas Zhegut dy makina të deklaruara nga Puci në pronësi të tij dhe për të cilat kishte kontrata shit-blerje, nuk ishin regjistruar asnjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel