Italiania e dashuruar me Shqipërinë/ La vendin e saj për të dashurin dhe nuk u largua më

15/04/2021 15:24

22 vjeçarja italiane, Ilaria  Paoli, prej 5 vitesh jeton në Tiranë.  Ishte dashuria, ajo që e largoi Ilarian nga  familja dhe vendi i lindjes.

Ajo thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria. Planet e saj për të ardhmen janë të qarta, do të marrë pasaportën shqiptare dhe më pas do të hapë biznesin e saj, për fotografinë.

Pyetje: Në vitin 2016 Ilaria Paoli, la Italinë për një jetë në Shqipëri përse?

Paoli: Unë jam dashuruar me një djalë shqiptar.

Pyetje: Kur ke ardhur për herë të parë në Shqipëri, cili ishte impakti i parë që të la ky vend?

Paoli: Në vitin 2014 erdha me bashkëshortin me pushime për festat e fundvitit, më pëlqeu kaq shumë. Unë jam nga veriu i Italisë, dhe njerëzit janë shumë të ftohë, ndërsa këtu të gjithë të afrojnë. Kjo gjë më pëlqeu shumë.

Pyetje: Si e sheh të ardhmen tënde?

Paoli: Pasioni im është fotografia, do të hap biznesin tim në Tiranë pikërisht për këtë gjë.

Pyetje: Ku e ke mësuar kaq mirë gjuhën shqipe?

Paoli: Kur erdha në Shqipëri isha 17 vjeçe, 2 vitet e para punoja në call center, kjo gjë nuk më ndihmoi të mësoja shqip. Kur lashë punën qëndrova në shtëpi, kushërira e bashkëshortit tim ishte 3 vjece dhe me të mësova të flas shqip.

Top Channel