Inaktiviteti fizik, i lidhur me rastet më të rënda dhe vdekjet nga COVID-19 (fotot)

15/04/2021 21:40

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infektimit nga COVID-19.

Pacientët e COVID-19 që konsideroheshin inaktivë nga ekspertët në 2 vitet para pandemisë, kishin më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe të kërkonin kujdes intensiv. Ata gjithashtu kishin më shumë shanse të vdisnin, në krahasim me pacientët që plotësonin direktivat e aktivitetit fizik.

Faktori i inaktivitetit si ndikues në sëmundjet, tejkalohej vetëm nga faktorët e moshës së thyer apo precedentëve për transplant organesh.

Të tjerë faktorë të identifikuar për ashpërsi të simptomave të COVID-19 ishin mosha, seksi mashkull, disa gjendje të mëparshme shëndetësore si diabeti, obesiteti dhe sëmundjet kardio-vaskulare.

Për llogaritjet e tyre studiuesit krahasuan të dhënat e 48,440 të rriturve te racave te ndryshme të konfirmuar me COVID-19 mes janarit dhe tetorit 2020.

Mosha mesatare e pacientëve ishte 47 vjec; rreth dy të tretat e tyre ishin gra (62%), dhe shumica ishte mbi peshë, me indeks peshe trupore (BMI) 31.

Pas marrjes në konsideratë të faktorëve, doktorët vërejtën se pacientët që konsideroheshin inaktivë, kishin dy herë më shumë shanse për t’u shtruar në spital me COVID-19 në krahasim me ata që regjistronin të paktën 150 minuta aktiviteti fizik çdo javë.

Pacientët që konsideroheshin inaktivë kishin gjithashtu 10% më shumë shanse të kishin nevojë për kujdes intensiv në spital, dhe 32% për qind më shumë shanse të vdisnin atje.

Studimi ishte i një natyre observuese dhe nuk mund të përcaktojë kauza të sakta. Ai gjithashtu mbështet në vlerësime të dhëna nga vetë pacientët për llogaritjen e masës së aktivitetit të supozuar fizik, por është një studim me pjesëmarrës me diversitet të madh, që ishte një faktor me interes për doktorët.

FOTO GALERI
3/3
Faktori i inaktivitetit si ndikues në sëmundjet, tejkalohej vetëm nga faktorët e moshës së thyer apo precedentëve për transplant organesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA