Gazetari i njohur, Muhamed Veliu, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me Breaking në Top News, për të komentuar ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për bashkëpunim.
Veliu u shpreh se tani vlen për të parë reagimin e Bashës, i cili natyrisht do të thotë “unë jam kryeministër i ardhshëm dhe Rama i përket të shkuarës”.
“Përsa i përket votuesve, Rama i ka ngacmuar mjeshtërit jo vetëm Bashën por edhe votuesit, duke i thënë se: “ore Luli duhet shpëtuar, se është marrë peng nga Saliu”. Ajo çfarë ka thënë Rama dje është komplekse nuk është vetëm në adresë të Lulzim Bashës por edhe më i gjerë”, u shpreh Veliu.
I pyetur nga moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, se pse Rama beson se mund të flirtojë me Bashën, gazetari i njohur u shpreh se, “ka një lloj zbutje të retorikës kur vjen puna nga Rama në adresë të Bashës”.
“Kjo për faktin se në të shkuarën ishte Rama dhe Basha që u ulën kokë më kokë dhe arritën në marrëveshje. Rama shikon te Basha një njeri të qytetëruar që mund të arrihet një marrëveshje. Por nuk kanë munguar dozat e forta të ironisë nga Rama për Bashën. Ditët e fundit është duke e krahasuar me Rrapush Xhaferrin. Basha vetëm ka premtuar në këtë fushatë. E kur je në opozitë është e lehtë të premtosh. Ndërsa kryeministri e di mjaft mirë si është në të vërtetë dhe është më i kujdesshëm”, tha Veliu.
Top Channel