Basha refuzon ftesën e Ramës/ Takimet në Laprakë, kombinat dhe Don Bosko: Nuk ka ndryshim pa u larguar ai

15/04/2021 19:52

Ftesës së Edi Ramës për bashkëpunim Lulzim Basha iu përgjigj sërish me refuzim. Zotimin se nuk do të ketë një 17 maj të dytë, kryedemokrati e bëri para simpatizantëve të Kombinatit.

Basha: Dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.

Kombinati është një ndër zonat e prekura nga tërmeti, ndaj Lulzim Basha shfrytëzoi rastin për të hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit politik se demokratët do të stopojnë procesin e rindërtimit.

Basha: Këto pallate po ndërtoheshin që t’i merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin.

Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë t’i japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit.

Pjesë e fushatës së Bashës në Laprakë u bënë edhe fëmijët.

Në Don Bosko mungesa e energjisë elektrike i pamundësojë shfaqjen me mikrofon kryedemokratit.

BASHA: Siç e shihni jam pa mikrofon. Më thonë se kanë hequr dritat. Ata mund të heqin energjinë, siç kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë, edhe për 5 apo 6 ditë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA