Basha në Kombinat: Entuziazmi juaj, garanci për ndryshimin. Votoni numrin 9!

15/04/2021 18:40

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 6, në Tiranë, ku nuk ka munguar as pritja entuziaste e qytetarëve të kësaj zone.

Basha u ndal në shtëpinë e Sotiraq Bushit, të cilin me pretekstin e tërmetit duan t’ia prishin shtëpinë pa i dhënë asnjë garanci për se ku do banojë.

Lulzim Basha: Zoti Bushi sa kohë keni që banoni në Kombinat?

Zotëria: Kam 15 vjet.

Lulzim Basha: Nga Përmeti dhe shoh që paska disa dëme.

Zotëria: Kjo është e thjeshtë, është një gabim i jonë sepse kur është ndërtuar nuk e hoqëm suvanë por ndërsa muret i kam bërë të gjitha atëherë.

Lulzim Basha: Kjo do të thotë që e gjithë gjendja e banesës është e tillë? Pallati s’ka dëme?

Zotëria: Besoj s’ka, kush e prishi e prish nga vetja.
Dhe ju besoni se ata e kanë shënuar për ta shembur?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Vetëm që t’ju marrin tokën apo jo?

Zotëria: Po.

Lulzim Basha: Është njësoj si rasti ku ishim para disa ditësh tek kopshti apo jo?

Zotëria: Po. Një certifikatë pronësie, tani duan të ma tjetërsojnë mua që unë duhet të dal?

Basha tha se rindërtimi është kthyer në favor të mafies së rindërtimit. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund me ndryshimin më 25 prill, për t’i dhënë fund kësaj vjedhje dhe procesi i rindërtimit të fillojë nga e para.

E qartë. Zoti Sotiraq e kam thënë këtë disa herë, për herë të fundit kur isha në Durrës tani, te këneta, tek zona e kënetës. Edhe aty kishin hapur disa sheshe për pallate. Frika e banorëve të Durrësit ishte që këto pallate po ndërtoheshin që ti merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit që ju e dini është një shqetësim i madh, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Dhe ju thash në Durrës këtë që po ju them sot këtu në shtëpinë tuaj, i ulur këtu në divanin tuaj dhe që jua thash banorëve të pallateve pak më tej kur kam qenë para tre katër javësh. Procesi i rindërtimit tregoi dhe njëherë si çdo gjë tjetër këto tetë vite, dështimet e kryeministrit dhe të kësaj qeverie, një. Dy, gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin. Rindërtimi ka ecur me këto ritme sepse ata nuk e kanë patur mendjen t’ju ndihmojnë por kanë patur mendjen të bëjnë pazare dhe të futin gjëra në xhepat e tyre, t’ju grabisin. Gjëja e parë që do bëjmë në bazë të shumë denoncimeve që kemi marrë dhe kemi një departament të veçantë që merret me këtë çështje prej më shumë së një vit e gjysmë. Do bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve dhe ne nuk do të lejojmë asnjë diskriminim sepse ka mjaft raste kur është prishur banesa dhe ata i thonë je DS1, nuk do të lejojmë as grabitjen e shtëpive të qytetarëve apo grabitjen e trojeve që ju marrin nga këtu e ju katandisin diku tjetër. Për këtë ju garantoj. Dhe e treta kudo ku rindërtimi është një nevojë reale do të bëhet jo vetëm që nuk do të ndalet por do të përshpejtohet. Si do të përshpejtohet? Në zonat rurale, në banesat private menjëherë sipas vlerësimit apo rivlerësimit korrekt të dëmit do bëhet disbursimi financiar. Aty ku do ndërtohen pallatet e prishura do të ndërtohen aty ku ishin, aty ku banorët kanë pasur pronat e tyre. Pra si çdo gjë tjetër ky e ka kthyer në një mundësi përfitimi për një grusht njerëzish në kurriz të të gjithë ju të dëmtuarve nga tërmeti. Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë ti japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit, ndërsa në rastin tuaj të ndalojmë grabitjen e pronës e natyrisht t’i mundësojmë çfarëdo riparimi që është i nevojshëm sipas ekspertizës profesionale se unë nuk jam inxhinier ndërtimi. Por dhe po të isha nuk vij këtu si inxhinier ndërtimi, unë vij të kërkoj votën, të më japësh përgjegjësinë për të drejtuar qeverisjen e nesërme që t’i kemi sytë nga ju dhe paratë e taksave ti kemi për ju dhe jo për një grusht njerëzish”, tha Basha.

Ndërsa në fjalën e tij para qytetarëve të njësisë 6, Basha falënderoi për mbështetjen që po i japin ndryshimit. Ai gjithashtu i është përgjigjur Ramës për deklaratën e djeshme ku u shpreh se ky uragan ndryshimi e ka trembur , aq sa po kërkon bashkëpunim me Aleancën për Ndryshim, por që ndryshimi nuk vjen pa larguar atë nga pushteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA