Ambasadorja Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti të caktuar. Votuesit kanë fuqinë. Kujdes me blerjen e votës

15/04/2021 16:57

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nga Fieri dha një mesazh të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se vota është fuqia më e madhe që ka çdo qytetar dhe është kundër kujtdo që tenton ta blejë atë.

Kim theksoi gjithashtu se SHBA nuk mbështesin asnjë parti të caktuar.

Kim: SHBA nuk mbështetin një parti të caktuar, por vetëm të drejtën e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin me votë, dhe paralajmërojmë kundër kujtdo që do të mohojë këtë drejtë duke e blere atë.

Votuesit ta mbajnë mend që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë . Në Vlorë jam takuar me disa drejtues të shoqërisë civile, që e bën të qartë se në një demokraci ajo ka një rol jetik. Madje me frymëzues ishte kur u takova me votues për here të parë në Fier, dhe u impresionova kur pashë se sa mirë dinin për të drejtat e tyre dhe procesin e votimit. Nuk folëm për votën se ajo është vetiake, por folëm se si do votojnë dhe nga kjo ndihem besim plotë që demokracia është në drejtimin e duhur.

Shpresoj që të rinjtë të ndihmojnë Shqipërinë që të votojnë dhe të vëne Shqipërinë në rrugën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA