1% më të pasurit e botës emetojnë karbon sa totali i 50% të më të varfërve; OKB

15/04/2021 21:16

Më të pasurit e botës rezultojnë se janë në zemër të problemit të krizës së klimës dhe emetimeve të gazeve me efekt serë, teksa një raporti i ri i Kombeve të Bashkuara i bën thirrje “elitës ndotëse botërore” të ndryshojë stilin e saj të jetesës për reduktimin e emetimeve të karbonit në atmosferë.

Megjithse me mediat e tyre ata i bëjnë thirrje vazhdimisht popullatës së thjeshtë “të sakrifikojë për klimën”, 5% më të pasurit e botës nga viti 1990 deri në 2015 ironikisht kontribuan me 37% të rritjes së emetimeve të karbonit, ndërsa 1 përqind e më të pasurve ishin fajtorë për pjesën më të madhe.

Raporti llogariste se 1% më të pasurit në botë, emetojnë ndotje në atmosferë sa 50% e të gjithë të varfërve të marrë së bashku.

Autorët e studimit kërkonin që të pasurit të evitojnë drejtimin e makinave të mëdha dhe fluturimet e shpeshta me avion, si dhe të izolojnë sa më mirë shtëpitë e tyre për kursim të ngrohjes.

Prof Peter Newell, i Sussex University, tha për BBC se mënyra më e mirë për reduktimin e emetimeve ndotëse është përmirësimi i teknologjisë dhe jo me masa që mund të refuzohen nga publiku.

“Ne jemi në favor të përmirësimeve teknologjike por është e qartë se veprim drastik duhet të merret pasi emetimet janë në rritje”.

“Por vendi më i mirë për të nisur reduktimet është te elitat botëore, të cilat kontribuojnë shumë më tepër sesa pjesa që i takon në ndotjen e planetit”.

“E kam fjalën për njerëzit që fluturojnë më shumë me avionë, drejtojnë makina të mëdha dhe jetojnë në shtëpi të mëdha, e nuk shqetësohen për t’i izoluar ato, edhe pse janë pikërisht ata që mund të paguajnë për izolimet apo panelet diellore që kursejnë energjinë, në vend të shtimit të prodhimit të saj”.

Prof Newell tha se për të trajtuar ndryshimet klimatike, të gjithë duhet të bëhen pjesë e përpjekjes kolektive, dhe më të pasurit duhet të konsumojnë më pak për të dhënë shembullin te më të varfërit.

Ai tha më tej: “Të pasurit që fluturojnë shpesh me avion mund të mendojnë se kompensojnë emetimet e tyre me një projekt për mbjellje pemësh, por kjo është diçka shumë e debatueshme. Fluturimet e shpeshta, blerja e makinave të reja, kërkojnë energji te re që prodhon emetimet e karbonit në atmosferë”.

FOTO GALERI
2/3
1% më të pasurit e botës emetojnë karbon sa totali i 50% të më të varfërve

Top Channel