Vijojnë me ritëm të shpejtë punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në shkollën e re në kryeqytet ku siç shihet edhe nga pamjet, është ngritur edhe kati i parë, pas atij nëntokësor.
“Shkolla ime, shkolla jonë-“Sami Frashëri”. S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.
Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet që të jetë një tjetër xhevahir arkitekturor i Tiranës, një shkollë ikonë.
Sipas projektit të Bashkisë Tiranë, shkolla do të jetë më e madhe dhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë. Godina e re do të ketë një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.
Shkolla ime, shkolla jone 🥰🏬📚
Sami Frasheri – #SkaKohePerPushim ⏰ pic.twitter.com/LenSjB6GV1
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) April 14, 2021
Top Channel