Trupat amerikane në Afganistan/ Do të tërhiqen deri në 11 shtator, përvjetorin e 20 të sulmeve terroriste në SHBA

14/04/2021 01:11

Të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri në 11 shtator – në përvjetorin e 20-të të sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, njoftoi të martën një zyrtar i lartë amerikan.

Presidenti Joe Biden “e ka marrë vendimin dhe do të njoftojë të mërkurën se mënyra më e mirë për të avancuar interesat amerikane është dhënia fund e luftës në Afganistan pas 20 vitesh, në mënyrë që të trajtojmë panoramën e rreziqeve globale ashtu siç ekzistojnë sot, dhe jo siç ishin dy dekada më parë”, tha zyrtari.

Megjithatë këtë vendim, 3000 trupa amerikane do të mbahen në terren në Afganistan përtej afatit të 1 majit për të cilin ishte rënë dakord në një marrëveshje që Uashingtoni negocioi vitin e kaluar me talibanët.

Lajmi për vendimin e tërheqjes së trupave nga Presidenti Biden vjen në të njëjtën ditë kur një raport pesimist i zbulimit amerikan parashikoi se nuk ka gjasa për një marrëveshje paqeje deri vitin e ardhshëm dhe se talibanët – armiq të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Afganistanit – do të bëjnë përparime në fushëbetejë.

“Qeveria afgane do të vështirësohet përballë talibanëve nëse koalicioni tërheq mbështetjen”, thuhet në versionit e paklasifikuar të raportit të qarkulluar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA