Presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Janša i hodhën poshtë zërat se mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, por sërish këtë javë ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac është thirrur në ministrinë e jashtme të Bosnjes për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka “plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin”.
Portali “Euractiv” citon mediat boshnjake të pohojnë se ambasadorja është ftuar për shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në rajon. Janša vetë i ka hedhur poshtë aludime të tilla. Edhe presidenti, Pahour ka theksuar, se ai vetë preferon një anëtarësim të Bosnjes së bashkuar në BE.
Ishte Željko Komšić, shkruan Euractiv, anëtari boshnjak i presidencës boshnjake ai që pohoi për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur “nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnje-Hercegovinës.
“Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Srpska, . Pahor, sipas raporteve ne media, u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Komšić, se “kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Europë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?” Lidershipi slloven u përpoq këto ditë për shtensionim të situatës. Për Balkan Insight zyra e presidentit është shprehur, se “Presidenti Pahor dëshiron që Bosnje-Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
Top Channel