Një statujë romake që daton për shekulli të parë të erës sonë është gjetur së fundmi, thuajse një dekadë që kur u vodh nga një impjant arkeologjik në Itali.
Dy oficerë të policisë italiane gjetën skulpturën e një figure pa kokë në një dyqan antikash në Bruksel.
Kur nisën të dyshonin për origjinën e saj, ata kërkuan të dhënat e antikiteteve të vjedhura dhe zbuluan se statuja e “Togatus” kishte humbur që prej vitit 2011.
Skulptura llogaritet me vlerë deri në €100,000.
Dy oficerët e degës së antikiteteve të policisë ushtarake italiane Carabinieri, ishin në Bruksel për një tjetër hetim por hasën rastësisht punimin e mermertë në zonën Sablon të kryeqytetit, që njihet për dyqanet e antikave.
Hetimet konfirmuan se vepra ishte vjedhur nga muzeumi i vila Marini Dettina, në periferi të Romës në nëntor 2011.
Hetimet zbuluan se ajo ishte shitur në Belgjikë nga një italian që përdorte një pseudonim spanjoll, dhe është ndaluar nga autoritetet.
Italia ka nisur prej vitesh një fushatë të rekuperimit të objekteve të vjedhura antike.
Top Channel