Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se mënyra e vetme që Shtetet e Bashkuara (SHBA) të kthehen në marrëveshjen bërthamore është heqja e sanksioneve, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili dha mesazhe bashkëpunimi, mbështeti qëndrimin e Iranit për këtë çështje.
Duke pritur ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, Rouhani u prononcua mbi marrëdhëniet Moskë-Teheran dhe marrëveshjen bërthamore, thuhet në një deklaratë nga Presidenca e Iranit.
Rouhani, i cili vlerësoi Rusinë për qëndrimin e saj dhe mbështetjen në marrëveshjet bërthamore, tha se “Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota kanë arritur në përfundimin se politika e presionit maksimal ka dështuar”. “E vetmja mënyrë që SHBA-ja të kthehet në marrëveshjen bërthamore është heqja e sanksioneve”, ka shtuar Rouhani.
Ai deklaroi se ata duan që marrëdhëniet të kthehen sipas zotimeve dhe marrëveshjes së vitit 2015, duke shtuar se “palët duhet të respektojnë premtimet që i pranuan gjatë marrëveshjes”. “Ne as nuk pranojmë më pak se kjo, as nuk kërkojmë të arrijmë më shumë”, theksoi presidenti iranian.
Top Channel