Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për këtë të shtunë
Emisioni Fiks Fare transmetoi para disa ditësh gërryerjet në lumin Shkumbin që bëheshin nga firma “AGED” e cila sipas autoriteteve shtetërore është e palicencuar.
Sipas shkresës që emisioni Fiks Fare trasmetoi, një shkresë e dërguar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Elbasan , thuhej se prej muajsh këto leje janë të pavlefshme, ndaj kjo firmë s’mund të gërryej.
Pas transmetimit të kësaj kronike , pronari i firmës AGED, z.Edmond Ziu dërgon në emisionin Fiks Fare një shkresë me pretendimet e tij, një ndër të cilët ishte pasqyrimi jo korrekt i çështjes, për të cilën tha se kishte gabuar, pasi gazetarët kanë bërë punën.
Ndërkohë ngrinte pretendime për IKMT, sipas të cilit kjo e fundit nuk i kishte vënë në dispozicion shkresën që leja ishte e pavlefshme.
Ai thotë se pakorrektësia nuk qëndron tek gazetarja, por tek IKMT.Sipas z.Edmond Ziu firma AGED ka leje për gërryerjen e lumit Shkumbin, por nuk është në dijeni të anulimit të lejeve. Dhe për këtë nuk është njoftuar as nga IKMT, ndaj ai thotë se në këtë rast i është bërë padrejtësi. Gjatë bashkëbisedimit ai rrëfen se jo vetëm IKMT nuk i ka vënë në dispozicion anulimin e lejes, por një inspektor i ka thënë se je në rregull. Kur gazetarja ja kërkon këtë shkresë ai thotë nuk e kam.
Nga Fiksi z.Ziu kërkoi të ndihmohej sepse ishte firmë e vogël dhe me të ardhura të ulëta.
Në intervistën e dhënë për Fiksin , z. Ziu pranoi se mjetet i mban pa targa që të mos paguaj taksa. Pasi detyrimet shkojnë shumë nëse i mban me targa dhe firma s’ka fuqi ekonomike t’i paguaj.
Top Channel