Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Burrel, ku u takua me të rinjtë e kësaj zone, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai theksoi se vendi ynë ka premisa që të zhvillohet dhe të kthehet në qendër të turizmit në Ballkan. Rama mori shembullin e Kroacisë, ku sipas tij nuk ka asgjë më tepër se sa ne dhe tashmë është vendi i shtatë i botës në turizëm.
“40 min është koha normale për të shkuar nga qendra e madhe e një qyteti evropian. Është e pa konkurueshme nga askush. Do të shkojmë drejt asaj ëndrre që e kam parë me sy hapur jo me sy mbyllur. Vendosa të qëndroj këtu se e kam parë me sy hapur, është e arritshme, çfarë ka Kroacia më shumë se ne, 4 mln banorë, vendi i shtatë i botës në turizëm, pse mos të jemi kampionë të Ballkanit. Çdo familje të ketë më shumë të ardhura, ata punojnë me lloj lloj punësh e stresesh. Nga ana tjetër nuk është vetëm turizmi por edhe mundësia që investojmë shumë më tepër për t’i bërë gati për të hyrë në një treg që çdo vajzë e djalë mund të hyjë”, tha Rama.
Top Channel