Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i ftuar ditën e sotme në “Breaking” në Top News ka çkodifikuar mesazhet që përcjell kryeministri Edi Rama përmes veshjes gjatë fushatës elektorale.
Ai theksoi se veshjet që ai ka përdorur gjatë fushatës janë për efekt ‘eye catch’, që qytetarët ta ngulisin në mendje numrin 12, në të cilën do të garojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit PS.
“Kjo bëhet për efekt ‘eye catch’, që njerëzve tu shkojë syri aty dhe të votojnë për atë numër, pra ngulitja në mendjen e njerëzve numrin 12. Kurse Basha vijon të jetë atë veshjen normale me golf apo këmishë. Edi Rama sport, Basha klasik”, tha Veliu.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë fushatës Rama ka përdorur 4 elementë, vaksinimi, investimet e bëra, nevojën e vijimit të punës dhe akuzat Berisha-Meta-Kryemadhi dhe Basha.
“Rama deri më sot kur kanë mbetur edhe 9 ditë ka përdorur 4 elementë, vaksinimi, ka folur për investimet e bëra, nevojën e vijimit të punës dhe akuzat Berisha-Meta-Kryemadhi dhe Basha. Ka përdorur shumë batuta duke thënë Gjino ose bën premtime si Xhaferri. Kurse Basha kudo ku ka shkuar ka thënë se do të bëhen miliona investime por nga do të vijnë këto lekë nuk e ka thënë”, tha gazetari.
Top Channel