Njerëzit e etur për jetë nate, mbrëmjen e kaluar në Angli, shijuan daljen e parë në liri, pasi pub-et u rihapën dhe masat kufizuese në vend nisën të zbuten. Dhe kjo, ishte mundësia e parë për të konsumuar një pikë në pub-et e adhuruara në Angli, në katër muaj.
Në skena të përshkruara nga shumëkush si V-i Day, britanikët mbushën Pub-et dhe baret në Angli ndërsa kopështet e birrave dhe zonat e tjera të hapura të tyre u rihapën për të parën herë që nga 6 janari.
U rihapën po ashtu edhe sallonet e bukurisë dhe parukeritë për të parën herë që kur izolimi i tretë kombëtar nisi duke i dhënë miliona njerëzve shansin për të përfituar shërbime. Por, frenezia ishte shokuese, dhe masat mbrojtëse duket se u harruan. Ndërhyrjet e policisë për të respektuar masat e distancimit social, ishin të dëshpëruara.
“Entuziazmuese”, “e frikshme” dhe “një protestë e vërtetë”, ishin disa nga komentet e personave që kishin dalë të shijonin natën e tyre të parë jashtë.
Në Soho, të Londrës, banorët e mirëpritën kthimin e zhurmës. Rrugët ishin të mbushura plot dhe kishte madje pak hapësira për kalimtarët, pasi pjesa më e madhe i ishte dedikuar tavolinave. Madje në disa zona, edhe i ftohti nuk i pengoi njerëzit të shijonin natën e parë në liri. Në Njukasëll njerëzit thonin se ia kishte vlejtur të sfidonin tarracat e acarta të pub-eve.
Baret dhe restorantet me ambjente të jashtme u rihapën të hënën për të parën herë që kurAanglia nisi izolimin më 5 janar, edhe pse miliona njerëz që jetonin nën zona me masa më të ashpra në dhjetor, u desh të prisnin edhe më gjatë.
Top Channel