Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.808 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 82.186 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.599.994 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave në 358.425 me 3.808 vdekje të reja.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 12.074.798.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.
Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.
Top Channel