Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Katjelit në Prrenjas.
Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Rrajca ishte një zonë në harresë dhe që nuk është investuar kurrë ashtu siç ka investuar Partia Socialiste.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ashtu sikurse kemi investuar në Rrajcë si asnjëherë tjetër, jam i gatshëm të përballem me këdo. Kurrë në Rrajcë, nuk u investua në shifrën prej 5 mln eurosh vetëm në furnizim me ujë të pijshëm. Po bëjmë edhe rrugën e Rrajcës sepse ishte një zonë që ishte lënë tërësisht në harresë. Edhe gjoja një rrugë që u bë për zgjedhjet e vitit 2009, u desh ta ribënim nga fillimi.
Për ne është shumë e rëndësishme edhe vëmendja në bujqësi. Hoqëm TVSH-në e imputeve bujqësore. Në qeverinë e kaluar kur shkoje e blejë një kile dap apo ure, paguaje edhe 20% TVSH.
Kjo nuk paguhet më, shteti nuk merr asnjë taksë tek imputet bujqësore. Nafta, ku është nafta pa akcizë. Shko apliko. Sa dynym toke ke? Shko apliko. Vetëm ulliri nuk pranohet por ulliri tek ne nuk bëhet. Për të gjitha produktet e tjetra bujqësore, shko apliko te komuna, shko te bashkia, çertefikatën e tokës ose aktin e marrjes në pronësi dhe të marrësh naftën. Për 10 dynym, merr 100 litra.”
Balla u ndal edhe tek ndihma ekonomike ku tha se në vitin 2013, ndihma ekonomike ishte 8 mijë lekë të vjetra. Ai theksoi se qytetarët nuk mund të votojnë persona që i fshihen drejtësisë, duke ju referuar kështu kandidatëve të LSI.
“Le të shkojmë tek ndihma ekonomike. Sa ishte ndihma ekonomike në Katjel në 2013-tën dhe sa është sot, 8 mijë lekë të vjetra. 8 mijë lekë të vjetra ishte ndihma ekonomike. 10 mijë lek, 12 mijë ishte më e madhja. Sot është 120. Shkoni tek njësia administrative dhe shikojeni.
Sapo erdhëm në pushtet, hoqëm një pabarazi të madhe sepse e vërteta është se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, kush fiton më pak s’duhet të paguajë fare. Qëllimi ynë është që kushdo që paguhet deri në pagën 400 mijë lekë, dhe 400 mijë lekë do jetë paga minimale, do paguajë 0 taksa. Qëllimi ynë është që 2 në 3 veta me qeverinë e PS-së të mos paguajnë asnjë taksë, vetëm 1/3 që paguhen më shumë të paguajnë më shumë taksa.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se këto zgjedhje padyshim rrisin vëmendjen e qeverisë ndaj Rrajcës ndaj Katjelit. Por këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje për kryetarin e komunës, nuk janë zgjedhje për kryeplakun e Katjelit, këto janë zgjedhje që në çfarë drejtimi do ikë Shqipëria jo në këtë vit, as në 4 vjet por në gjeneratën që vjen. Si mund t’ja japim votën ne në Katjel LSI-së, 4 vjet vota e Katjelit për LSI-në u përfaqësua vetëm me një çizme ndaj kryeministrit në parlament. Nuk mund të kthehemi ne prapë tek Ilir Meta dhe Sali Berisha pasi kush nuk e ka kuptuar, Luli është mbushës topi ndërkohë që Saliu dhe Iliri janë atë të dy që kanë nxjerrë Lulin para dhe janë gati si ujku dhe çakalli ta hanë reformën në drejtësi. Sepse e kemi çuar reformën në drejtësi në momentin që këta janë gati ta prishin nëse u jepet mundësia prapë.
Unë e di që ka plot djem të rinj të Katjelit që mendojnë që e ardhmja në Shqipëri është e vështirë dhe prandaj ne i kemi vënë qëllim vetes që të ardhmen ta ndërtojmë këtu. Unë dua që çdo djali të Katjelit apo të gjithë Rrajcës që kthehet nga emigracioni t’i japim një financim të parë prej 5 mijë eurosh për ta shndërruan atë shtëpinë e tij në një bujtinë të vogël dhe të kemi mundësi që fondet e vendosura nga AZHBR-ja të përthithen. Duhet të vazhdojmë të kuptojmë që këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë gati ta rimarrin peng Shqipërinë. Ne i kemi parë. Ja lamë 4 vjet peng Shqipërinë. Fonde i dha qeveria. Asnjë punë e cilësi. Tani të shkojë të sqarojë në SPAK, të shkojë atje e të sqarojë pse nuk janë bërë punët me cilësi. Por ne nuk mund t’i japim imunitet njerëzve që i kanë fut dorën në xhepin e financave publike. Ne nuk mund t’i japim imunitet njerëzve të cilët janë futur në thesin e LSI-së për t’ju fshehur drejtësisë.”, theksoi Balla.
Më tej, ai shtoi se ish-kryeministri Berisha la pas fatura pa paguar, teksa shtoi se edhe në Katiel procesi i legalizimeve, ka për të përfunduar shumë shpejt.
“Pensionistët me shumë të drejtë kanë pritur të ishin pensionet më të larta, bie shumë dakord por të mos harrojmë që në vitin 2013, skema e pensioneve kishte shkuar në faliment. Nëse nuk ndërhynim gjatë vitit 2014, në 1 janar 2015 nuk kishim asnjë lek për të paguar penisone, fare, zero. Sepse ka një rregull, duhet të kesh tre veta në punë që të paguash një pension. Ndërkohë që Saliu iku, la mbrapa vetëm fatura pa paguar, rrugë pa paguar, rrugë të lëna rrugëve pa projekt, Qukës-Qafë Plloç pa projekt. U desh të vinin inxhinierë nga e gjithë bota të gjenin projektin dhe e vërteta është që njësia administrative Rrajcë nuk ka marrë kurrë më parë më shumë investime se sa ka marrë gjatë Partisë Socialiste. Puna e deputetit, e qeverisë matet nga investimet që sjell në zonën e vet. E vërteta është pastaj që si rreth pastaj Prrenjas-Librazhd as nuk ka të krahasuar, as nuk ka të krahasuar kurrë me askënd.
Legalizimet! Edhe këtu në Katjel, kemi për të përfunduar shumë shpejt procesin e legalizimeve. Brenda këtij viti, nuk do të ketë në Katjel asnjë familje pa marrë çertefikatën e legalizimeve, asnjë sepse e ndryshuam edhe ligjin për t’i hapur rrugën që çdokush që ka ndërtuar shtëpi do të legalizohet. 600 leje legalizimi bëri PD dhe LSI për 8 vite. I bie një në dy ditë. Nuk e kuptoj se çfarë bënin 50 veta atje, bënin një leje legalizimi për dy ditë. Nga 2013 e deri më sot, janë bërë 17 500 leje legalizimi ose 29 herë më shumë se sa ata. Po të kishim lënë ata në pushtet kur do të mbaronin legalizimet. Në 2220, do i shtonim një 200-she. Tani këto janë llogari, sa për llogje e për gjumë kemi Lulin. Nuk ka kryeministër më të mirë Shqipëria se sa Edi Rama dhe mos harroni kush ka mbush 60 vjeç ditën e hënë duhet të bëjnë vaksinat.”, përfundoi Balla.
Top Channel