Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë nën prangat e policisë italiane pasi joshte fëmijët dhe u zhvaste para duke i kërcënuar se do t’u tregonte prindërve gjithçka.
Përmes një platforme online për të krijuar miqësi të reja, ai joshte viktimat. Mësohet se bënte veprime të pahijshme me djemtë dhe kërcënonte se do të zbulonte homoseksualitetin e tyre, ndaj në këmbim të heshtjes kërkonte para.
Hetimi për të filloi pasi një 16-vjeçar tërhoqi 2700 euro nga llogaria e nënës së tij pa i treguar se çfarë po ndodhte. Kur mendoi se ishte çliruar nga makthi i kërcënimeve, mori kërkesa të tjera për para përmes aplikacionit WhatsApp.
Në atë moment djali vendosi ta denonconte në polici. Nga hetimet rezultoi se shqiptari kishte përfituar 10 mijë euro nga një djalë tjetër nëpërmjet presionit të vazhdueshëm.
Paratë e zhvatura ishin paguar në llogari të ndryshme të qarkut elektronik paysafecard, në emër të palëve të treta por në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në përfundim, 34-vjeçari u arrestua dhe do të dalë para gjykatës për zhvatje dhe veprime të paligjshme ndaj të miturve.
Top Channel