Veliaj uron muajin e Ramazanit me fotot e Xhamisë së restauruar të Et’hem Beut: Agjërim të lehtë

13/04/2021 09:17

Veliaj uron besimtarët për muajin e Ramazanit me pamjen e veçantë të Xhamisë së restauruar të Et’hem Beut Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka drejtuar një urim të gjithë besimtarëve për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Veliaj e ka shoqëruar postimin e tij me pamjet e veçanta të xhamisë së Et’hem Beut e cila pas restaurimit ka rifituar shkëlqimin e saj.

“Me këto pamje të veçanta të Xhamisë 🕌 së restauruar të Et’hem Beut, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë”, shkruan Veliaj.

Top Channel