Cilët janë “qiraxhinjtë” e parlamentit që jetojnë në vila luksoze por deklarohen si të pastrehë?

Statusi i deputetit u jep të drejtën të gjithë atyre që nuk jetojnë në Tiranë të mund të përfitojnë qira për shtëpinë në masën e 35 mijë lekëve në muaj.

Në fillim të këtij mandati parlamentar, pra në 2017-ën deputeti u paguante qiranë 10 deputetëve. Në vitin 2020 kjo listë ishte shumë më e gjatë, për shkak të futjes në parlament të opozitës së re. Më konkretisht gjatë vitit 2020 parlamanti u ka paguar qira 23 deputetëve, me një kosto totale prej 8 mln lekësh në muaj.

Top story gjurmoi deklarat e pasurive të deputetëve që përfitojnë qira. Mes tyre ka edhe deputetë që deklarojnë miliona eruro pasuri dhe disa shtëpi, por sërish marrin çdo muaj nga 35 mijë lekë qira për një shtëpi në Tiranë. Lista krysohet nga deputeti i Vlorës për Partinë Socialiste, Fatmir Velaj. Për vitin 2017, ai ka deklaruar një pasuri prej 1.2 mln euro në vepra arti si dhe një shtëpi prej 85 metrash katrorë në Vlorë, por figuron si i pastrehë në Tiranë ku edhe ushtron aktivitetin parlamenti. Pra, e thënë më ndryshe, Velaj është deputet në Vlorë, por merr bonus qiraje vetëm se vjen njëherë në jave në parlament në Tiranë.

Fate Velaj është në dy legjislatura deputet i parlamentit shqiptar. Nard Ndoka është një tjetër deputet i njohur që përfiton qira për shtëpinë. Në vitin 2016, ai ka deklaruar se ka blerë një makinë në vlerën 85 mijë euro, por si i pastrehë që është dhe përfiton rimbursim qiraje. Në 14 vite si deputet shteti i ka rimbursuar plot 5.8 milionë lekë të reja qira për shtëpinë.

Nadire Meçorapaj përgjatë vitit 2017, deklaroi se ishte 50% pronare dhe 50% bashkëshorti i saj i 5 apartamenteve, dy sipërfaqeve ndërtimore dhe mijëra metra tokë bujqësore në vlorë, sipas ligjit rezulton e pastrehë. Si pasojë deputetja e PD-së për Vlorën, përfitoi nga të mirat e ligjit dhe u trajtua me 35 mijë lekë në muaj qira.

Dritan Bici, i cili u fut në parlament në vitin 2018, në deklaron se ka një të tretën e një vile tre katëshe në Tiranë, por megjithatë në letrat e kuvendit rezulton i pastrehë. Edhe ky deputet rimbursohet në vlerën e 35 mijë lekëve për qiranë e një shtëpie në Tiranë, ndonëse ai rezulton pronar i një shtëpie në kryeqytet. Ish zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ndonëse rezulton pronare e një shtëpie me sipërfaqe banimi 147 m2 dhe verandë 150 m2 katrorë në Shkodër, që në vitin 2010, trajtohet me bonus qiraje nga parlamenti.

Nimet Musaj është një tjetër pasanik që statusi i deputetit i jep të drejtën e trajtimit preferencial me bonus qiraje. Deputeti i opozitës së re i Fierit, deklaron se ka një shtëpi në Patos, një shtëpi në Fier dhe një shtesë shtëpie në proces legalizimi po në Fier, si dhe zotëron 50% të aksioneve të shoqërisë “Picari” e cila ka një kapital prej 60 mln lekësh, si dhe tre automjete të kushtueshme. Pavarësisht kësaj pasurie, çdo muaj ai përfton 35 mijë lekë për rimbursimin e banesës në Tiranë.

Selami Jenisheri, deputetin i opozitës së re i cili u bë i famshëm për fjalimet e tij qesharake, ndonëse përpiqet të japë imazhin e një personi në vështirësi ekonomike, në fakt rezulton pranr i tre shtëpive. Një shtëpi banimi në Paskuqan të blerë në vitin 2009 për 6 milionë lekë, e cila është në proces legalizimi.është bashkëpronar me 50% i një shtëpie me sipërfaqe 280m2 dhe 2500 metra katror oborr në Shkodër si dhe zotëron një shtëpi njëkatëshe pranë teatrit Migjeni në Shkodër dhe një rezervat peshku në njësinë Gruemirë.

E megjithatë ai merr qira 35 mijë lekë në muaj. Edhe deputeti tjetër i opozitës së Kostaq Papa, përfiton qera për shtëpinë. Ai rezulton të jetë pronar i dy shtëpive në sarandë, dhe 50% e një shtëpie në Gramsh, por ligji e konsideron të pastrehë.

Top Channel