SPAK verifikon listën problematike/ U tha se ishte e PS me të dhënat personale. Kraja: Shpejt do kemi një përgjigje

13/04/2021 20:04

Prokurorët e posaçëm të SPAK janë vënë në kërkim të dokumentave bindëse për të hetuar nëse ka apo jo krim zgjedhor pas investigimit në media ku tregohet se si të dhënat personale të 910 mijë shtetasve përfshi dhe emrat e vetë prokurorëve disoponohen në formën e nje databaze nga Partia Socialiste.

Kryeprokurori Arben Kraja u shfaq i vendosur për të hedhur dritë mbi çështjen.
Në databazë janë përfshirë të dhënat konfidenciale të qytetarit që nga numri i telefonit, karta e identitetit dhe numri i qendrës së votimit.

Njëkohësisht me këto të dhënat sistemit i është bashkangjitur edhe përkatësia politike, referuar sistemit të patronazhimit nga një person tjetër që në këtë rast ka rolin e mbikëqyrësit.

Top Channel