Si nisi incidenti në Mamurras/ Në mëngjes u shoqëruan në komisariat, pastaj u konfliktuan sërish

13/04/2021 18:22

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja në Mamurras që degradoi deri në përdorimin e armëve dhe plagosjen e dy efektivëve të policisë.

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një nga personat ka ofenduar policinë dhe më pas konflikti arriti deri në përdorimin e armëve.

3 shtetasit Gentian, Besmir dhe Rudolf Fufi gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë patur një konflikt me punonjësit e policisë dhe janë shoqëruar për në polici.

Ndërsa rreth orës 1:35 konflikti ka vijuar sërish ku ka përfunduar në përdorimin e armëve nga persona të tjerë të afërm të tyre Ndue Zefi 28 vjeç dhe Gjon Fufi 40 vjeç janë shpallur në kërkim.

Në automjet kanë qenë 3 persona ,i plagosuri Nikoll Vokrri(Besmir Fufi), Ndue Zefi( Gega) i shpallur në kërkim dhe njëri nga 2 vëllezërit Fufi.

Në njoftimin e saj zyrtar policia tha se një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy
kolegët e tij,Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel