Ruçi uron besimtarët myslimanë për Ramazanin: Edhe pse me vështirësi nga pandemia, ky muaj na shtoftë besimin dhe shpresën

13/04/2021 09:12

Kryetari i Kuvendit, Gramoz  Ruçi, uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit: Na shtoftë besimin, dashurinë, shpresën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

“Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit. U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz  Ruçi.

Top Channel