“Reach-et” e politikës shqiptare ranë ndjeshëm/ Blerim Gjeradini sqaron arsyet që e detyruan Facebook të ndërhynte në algoritëm

13/04/2021 11:22

Disa ditë më parë, ekzaktësisht në 8 prill, numri i shikimeve në rrjete sociale të partive politike ra ndejshëm. Blerim Gjeradini, nga Teradata analytics ka shpjeguar arsyet që e detyruan ‘Facebook’ që të ndërmerrte këto masa ndaj partive politike shqiptare.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, Gjeradini deklaroi se janë disa problematikat janë të ndryshme duke filluar nga përdorimi i muzikës në video, dezinformimi dhe informimi i tejskajshëm në lidhje me pandeminë.

Po ashtu ai sqaroi se janë fshirë edhe ‘fanpage-t fake’ që i siguronin partive politike reagime në postime.

Pyetje: Pse ra në mënyrë drastike ‘reach-i’ i politikanëve shqiptarë në 8 prill? Ishte kjo kthesa e madhe që duhet të prisnin të gjithë? Çfarë kishte ndodhur deri në ato momente?

Gjeradini: Është vërejtur një ndërhyrje në pjesë e ‘fake account-eve’ dhe duke parë që partitë politike nuk i kanë ndaluar atëherë Facebook mori një ndryshim drastik të rregullimit të algoritmeve. Se grupacione të ndryshme hapnin ‘fanpage’ dhe me anë të tyre rrisnin reagimet në postime.

Duke qenë fushatë politike partitë kanë përdorur edhe postime në lidhje me covid. Disa kanë bërë dezinformim dhe disa informim të tejskajshëm. Por facebook synon mbrojtjen dhe suportin e luftës kundër covid që të mos përhapet panik.

Partitë dhe kandidatët nuk kanë pasur edhe ekspertët e saktë në lidhje me publikimet. Ata kanë përdorur muzikë që nuk ka qenë e blerë nga pronarët e muzikës kur kanë ndërtuar video. Janë bërë disa lloj problematikash që kanë detyruar ndërhyrjen e algoritmit.

Pyetje: Si është pritur nga politika?

Gjeradini: Në orët e ara kanë filluar akuzat ndaj njëra-tjetrës dhe kur e panë që ishte për të gjithë u qetësuan gjakrat.

Top Channel