Plagosen dy policë dhe një kalimtar/ Arrestohet Nikollë Vorfi, i afërm i ish-deputetit Fufi, 3 të shoqëruar dhe 2 në kërkim

13/04/2021 19:31

Dy policë rendi dhe një qytetar mbetën të plagosur mesditën e kësaj të marte në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Ka qenë pikërisht një polic i tretë që ka qëlluar duke i lënë ata të plagosur. dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë: Një makinë me tre persona i janë afruar patrullës së policisë duke i ofenduar, më pas ata kanë dal jashtë dhe kanë pasur një konflikt verbal mes tyre.

Punonjësi i policisë, David Magani, në momentin që ka konstatuar se tre persona kanë pasur një armë, ka nxjerrë armën e shërbimit për t’i neutralizuar por për pasojë ka lënë të plagosur kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Plagë ka marrë edhe Nikoll Vorfi, i cili ishte pjesë e grupit që ofendoi punonjësit e rendit. Punonjësi Manga, dërgoi dy kolegët e tij në Spitalin e Traumës. Në të njëjtin spital u dërgua edhe Vorfi për të marrë ndihmë mjekësore. Burime të Top Channel bëjnë me dije se njëri nga tre personat që u konfliktuan me policinë, ka qenë në arrest shtëpie.

Gentian, Besim dhe Rudolf Fufi, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë pasur një konflikt me punonjësit e policisë, por në mesditë gjithçka mori një tjetër rrjedhë, ku pas ofendimeve, konflikti vijoji në përdorimin e armëve. Të tre ata u shoqëruan në polici për tu marrë në pyetje, ndërsa Ndue Zefi dhe Gjon Fufi, u shpallën në kërkim. Ndërkaq, u arrestua Nikoll Vorfi, i afërm i ish deputetit Mëhill Fufi.

Top Channel