Që prej tre ditësh vaksinën mund ta kryejnë edhe personat mbi 60 vjeç, por përzgjedhja e tyre bëhet nga mjeku i familjes në varësi të sëmundjeve kronike që kanë.

Një person që vuan nga sëmundjet kardiake, me probleme në veshka, në mushkëritë apo me sëmundje tumorale renditet, telefonohet më parë për tu vaksniuar se një 60 vjeçar që nuk ka asnjë diagnozë.

Ndërsa personat që janë 65 vjeç mjafton të paraqiten tek çadrat në sheshin Skënderbej me kartë identiteti dhe mund ta bëjnë vaksinën edhe pa shkuar më parë tek mjeku i familjes.

Sasia e vaksinave Pfizer që ka mbërritur këtë të hënë do të përdoret vetëm tek personat që kanë kryer transplante dhe pacientët që bëjnë dialize.

Ndërkohë që një tjetër sasi prej 7000 dozash të tjera të vaksinës Pfizer pritet të vijë të hënën që vjen në 19 prill .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA