Olta Xhaçka uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë, Zoti ua pranoftë

13/04/2021 09:18

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar besimtarët myslimanë brenda dhe jashtë vendit për muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët që kanë nisur agjërimin.

“Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë brenda e jashtë vendit!

Urimet më të sinqerta për muajin e sakrificës dhe të triumfit në emër të idealeve të larta njerëzore. Zoti ua pranoftë!”, shkroi Xhaçka.

Top Channel