“Mos lejoni zjarrin e marrëzisë”/ Rama me të rinjtë në Librazhd: Ta gjeni të ardhmen këtu

13/04/2021 19:50

Edi Rama u shfaq në fushatën elektorale në Përrenjas e Librazhd i veshur me një këmishë e kapele ku ishte stampuar numri 12, njësoj me veshjet e Barak Obamës në fushatën e tij presidenciale amerikane, duke ia përshtatur retorikën politike të rinjve librazhdas.

“Ne jemi ndryshe jo për të iku por për të vazhduar për t’i bërë shqiptarët e sidomos më të rinjtë që ta gjejnë këtu të ardhmen e tyre. E bukur për ta thënë është sh e vështirë për ta bërë dhe ne jemi për gjera të vështira punët e vështira jo për t’ja bërë rrafsh njerëzve jep 1 e jep dy dhe në fund të dy gishtat mu në sy. Shqipëria ka hapësira të zëna nga ferra dhe derra që duan çliruar por nuk çlirohen duke fjetur gjysmë e bërë sikur”, tha ai.

“Unë mbase jam arrogant por nuk bëjnë sikur. Zjarri marrëzisë është këtu gati për tu ndezur mos lejoni të ndizet zjarri marrëzisë.”

Kryesocialisti Rama  Bashkë me Erion Veliajn, e vijuan  maratonën elektorale në njësinë 1 në kryeqytet  nga ku tha se ia dolën me tërmetin po ia dalim me pandeminë. Rama i dha përgjigje pyetjes se çfarë vjen më pas për Shqipërinë.

Për marrëdhënien e tij me pushtetin Edi Rama deklaroi: Pushteti asaj zyre pushteti juaj për asnjë arsye jo i imi familjes time e krushqish çdo ditë e çdo natë.

Sipas Ramës në mandatin e tretë duhet  jo vetëm shtim të vendeve të punës por edhe të paguara mirë.

“Të shkojmë në një lartësi tjetër duke pasur sot një program investimesh të dakordësuara investime të mëdha të huaja të brendshme dhe publike paketën më të madhe të investimeve që ka pasur ky vend. Për të bërë  4 aeroporte dhe 4 porte 2 porte të reja tregtare, dhe infrastrukturë e më shumë punësim dhe vende pune të paguara më mirë”, tha Rama.

Premtimeve pa doganë sot të Lulzim Bashës, Rama i kujtojë ato të vjetrat për tramvajin dhe uljen e çmimit të bukës.

“2 premtime spektakolare të Bashës, Tramvaj dhe ulje çmimi buke. Sy më sy dyqane buke unë do ta ul e do t’ju shoh në sy. Në bashki nuk pa askënd dhe e zuri gjumi. 4 vite të humbura në Tiranë, plehra kudo e shkolla në pikë të hallit.  Ca thotë sot. Lekë lekë. Të gjithëve u premton lekë. Me flamuj e dy gishta. Unë them punë punë punë.  Xhaferri. Kush ju premton lekë nuk ju jep jo lekë por ju jep dy gishta në 2 bebet e syrit”, tha ai.

Ambicia jonë tha Rama është t’i çojmë importet bujqësore në 1 miliard lekë.

“Ia dolëm me tërmetin po ia dalim me tërmetin do të jemi më të mirët në Ballkan. Ne bëmë taksë zero për të gjithë pa dallim. Më 25 Prill ti marrim kohë kohë për ta bërë Shqipërinë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA