Pentagoni pranoi së fundi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla në errësirë të disa objekteve të panjohura që fluturojnë mbi të dhe një kryqëzor aty pranë.
Videot janë marrë nga Task Forca e ngarkuar me verifikimin e fenomeneve të paidentifikuara ajrore dhe janë publikuar nga producenti Jeremy Corbell, i cili ka realizuar dokumentarin “Bob Lazar: Zona 51 & Pjatat fluturuese” thotë New York Post.
Corbell pretendon se e ka verifikuar autenticitetin e videos pas marrjes së informacionit nga Pentagoni, ku zyrtarët konfirmuan se pamjet janë regjistruar nga marina e SHBA, por nuk përshkruajnë përmbajtjen e saj. Në pamjet e shkurtra të regjistruara nga luftanija USS Russell, shihen tre objekte të zbehta në formë rrethore që sillen mbi luftanije, por edhe një objekt më i madh trekëndor.
Producenti publikoi gjithashtu edhe imazhe të kapura të regjistruara nga luftanija USS Omaha të një mjeti ajror “sferik” të paidentifikuar. Mbi këto episode është diskutuar në 1 maj të vitit 2020 gjatë një takimi të shërbimit inteligjent të marinës amerikane, të lidhur me objektet e paidentifikuara, ndërsa u konfirmuara se pamjet filmike janë regjistruar pikërisht nga personeli i marinës.
Top Channel