“Lufta” e spoteve elektorale/ Debati në Open: Rama e ka fituar, Basha një aktor i keq. Por palët u flasin militantëve

13/04/2021 21:36

Sonte në Open në fokus të diskutimit është gara e spoteve të partive politike, kush po e fiton atë dhe sa impakt ka përdorimi i figurave të dashura dhe të njohura për publikun në to.

Debati në studio

Ergys Mërtiri: Ram nuk u thotë dot njerzve se cfarë ka bërë , këto 8 vite dhe rri merret me opozitën. Thotë që ka ndërtuar bulevarde, sheshe, neone, stola parqesh. Rama s’ka ça ofron veç nga ana teknike është më mirë.

Brizida Gjikondi: Luftën e spoteve e ka fituar Rama. Basha është aktor i keq, kurse Ramës i rri mirë, por ama të dy kanë një difekt nuk i ka fare reale, bëjnë spote me militantë. Këta komunikojnë me militantët jo me shqiptarët.

Neritan Licaj: Më përa Rama kishte një program që të ngjallte shpresë, por më tej pastaj qesharake.

Unë dua ta di si do shkojë më tej kryeministri. Basha do fitojë, e kupton që të ka rraf një që fle gjumë. Ajo që më shqetëson se nuk ka respekt.

Adri Nurellari: Po përdor vaksinat dhe këto çelsat që i la njerëzit dy dimra jashtë.

Top Channel