Sonte në Open në fokus të diskutimit është gara e spoteve të partive politike, kush po e fiton atë dhe sa impakt ka përdorimi i figurave të dashura dhe të njohura për publikun në to.
Debati në studio
Ergys Mërtiri: Ram nuk u thotë dot njerzve se cfarë ka bërë , këto 8 vite dhe rri merret me opozitën. Thotë që ka ndërtuar bulevarde, sheshe, neone, stola parqesh. Rama s’ka ça ofron veç nga ana teknike është më mirë.
Brizida Gjikondi: Luftën e spoteve e ka fituar Rama. Basha është aktor i keq, kurse Ramës i rri mirë, por ama të dy kanë një difekt nuk i ka fare reale, bëjnë spote me militantë. Këta komunikojnë me militantët jo me shqiptarët.
Neritan Licaj: Më përa Rama kishte një program që të ngjallte shpresë, por më tej pastaj qesharake.
Unë dua ta di si do shkojë më tej kryeministri. Basha do fitojë, e kupton që të ka rraf një që fle gjumë. Ajo që më shqetëson se nuk ka respekt.
Adri Nurellari: Po përdor vaksinat dhe këto çelsat që i la njerëzit dy dimra jashtë.
Top Channel