Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë numër 1 pasditen e sotme, ndërsa shumë pak ditë na kanë ngelur nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa të pranishëm ishin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe banorë të zonës, Rama përmendi kohën e firmave piramidale, ku shqiptarët lanë çfarë kishin e i humbën të gjitha.

Ai i krahasoi pronarët e firmave me kreun e PD-së, ku sipas tij ai premton vetëm para por nuk do të japë asnjë të ardhme pozitive e s’do t’i ruajë premtimet.

“Për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr , lek, lek lek, edhe ky më jepni një votë t’ju jap kaq lek, më jepni një votë që të martoheni, t’ju jap lek lek, kush ju premton lek nuk ju jep jo lek por ju jep mbrapsht ato gishtat në dy bebet e syrit. Kush ju jep punë jo duke thënë do t’ ju jap unë e për vete duke fjetur gjumë. Shqiptarët janë gabuar disa herë në momente kyçe kur janë ndjerë të lodhur e kanë thënë varja e të gjejmë një rrugë tjetër, kanë thënë të dalë ku të dali por se duam babën. Nga ajo udhëheqje qorre duhet t’i hapim sytë e të mos dorëzohemi nga ndjesia që është larg, duhen disa vite. Çdo rrugë së cilës i bie më shkurt të nxjerr më gjatë. Për ata fermerë jeta nuk është fushë me lule, dalin çdo ditë në katër të mëngjesit e kthehen kur është errësuar. Për këtë Shqipëri do të bëjmë gjithçka mundemi. Ua kemi bërë taksën 0 dhe tvsh 0 për të gjithë sipërmarrësit e vegjël. Në këtë Shqipëri kur zoti na i ka falur të gjitha, një vend kaq i vogël që i ka të gjitha çfarë duhet të bëjmë ne me të ardhmen tonë? Do ta bëjmë Shqipërinë  një vend që vizitohet nga aq shumë njerëz. Na duhet durimi, këmbëngulja, na duhet edhe koha, me 25 prill do të na duhet t’i marrim kohës kohë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA