Një 51 vjeçar, banues në Elbasan është vënë nën prangat e policisë pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Ndërsa, një 23-vjeçar është vënë nën pranga pasi është kapur nga rrugoret duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Arrestohen nga Policia dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: A.S., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Specilaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin : Ç.L., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel