Në emsionin Fiks Fare mbërriti një informacion ku pretendohej se Dr. Ramush Bejiqi, shefi i Departamentit të Kardiologjisë pranë Klinikës Pediatrike të Qëndrës Kombëtarë Universitare të Kosovës, nuk ishte i licencuar si mjek Sub kardiolog, edhe pse e ushtronte si profesion. Sipas informacionit mjeku ka përfunduar dy vitet e specializimit në Universitetin e Mjekësisë në Begrad, por nuk ka dhënë provimin përfundimar, kësisoj nuk ka marrë as certifikatën.
Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Prishtinës ku fillimisht u munduam të kontaktojmë me mjekun, por ky i fundit u tha se duhet të merrnin leje në drejtori. Më pas gazetarët iu drejtuan institucionit që bën licencimin e mjekëve për të marrë informacion të plotë.
Dr Ramush Bejiqi, është i palicencuar si mjek Sub kardilog nga strukturat e Odës së Mjëkëve të Kosovës, por pavarësisht kësaj ai vazhdon ta ushtrojë si profesion, madje është edhe shefi i Departamentit të Kardiologjisë. Në CV e tij, ai deklaron se në vitin 1995-1997 ka përfunduar specializimin në Unversitetin e Mjekësisë në Beograd, por nuk ka paraqitur një certifikatë apo diplomë të përfundimit të këtyre studimeve.
Për mungesë së diplomës nuk është licencuar as nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët nuk kanë për të vijuar me licencimin nëse mjeku nuk paraqet një kopje të diplomës. Në përgjigjen e detajuar me shkrim, nga Oda e Mjekëve të Kosovës thekësohet se ” Deri më tani, OMK, respektivisht Komisioni për Licencim nuk ka pranuar diplomë të subspecializimit të fushës së Kardiologjisë siç është kërkuar. Prandaj Dr Bejiqi momentalisht posedon vetëm licencë valide si Specialist i Pediatrisë dhe bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Rregulloren e Komisionit për Licencim pranë OMK-së i njëjti obligohet të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë”.
Mjeku e pranon edhe vet në një telefonat që pati me gazetarët e Fiksit që nuk e disponon diplomën e Sub kardiologut dhe pas një debati me gazetarët ai pranon që është edhe i pa licencuar. Ai pohon se nuk merr dot një kopje të diplomës, sepse nëse e kërkon duhet të japë një provim.
Provim që nuk ka pse ta japë nëse e ka dhënë njëherë. “Unë jam i licencuar në ish Jugosllavi, s’po më hyn hiç në punë që s’jam i licencuar në Kosovë”shprehet Dr. Bejiqi.
Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare edhe institucionit që ka punësuar mjekun QKUK, por edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë ende emisioni nuk ka marrë një përgjigje.
Gjithashtu Fiksi një kërkesë për informacion ia nisi edhe Universitetit të Beogradit, por që ende nuk ka marrë përgjgigje në lidhje me diplomimin e Dr. Bejiqit.
Edhe pse mjeku këmbëngul se nuk i intereson licencimi si Sub kardiolog, Oda e Mjekëve Kosovë, u shpreh qartë duke cituar ligjin dhe është ky i fundit që e detyron Dr Bejiqin të ushtroj veprimtarinë e tij vetëm sipas thirrjes në licencën e tij të punës, pra si Specialist i Pediatrisë.
Top Channel