Detajet/ Si ndodhi plagosja e dy policëve, një automjet iu afrua patrullës dhe…

13/04/2021 15:32

Burime për Top Channel kanë zbuluar detaje të tjera për plagosjen e dy policëve në Mamurras gjatë ditës së sotme.

Një automjet është afruar pranë patrullës me dy persona brenda dhe ka ofenduar punonjësit e policisë. Policët u kanë kërkuar të mos ulen nga automjetet dhe ngjarja ka agravuar derisa efektivët e identifikuar si Ilir Zeka dhe Flamur Lleja janë plagosur me armë zjarri në këmbë.

Top Channel mëson se ka mbetur i plagosur edhe një qytetar, i cili është dërguar në spital dhe është identifikuar si Nikoll Vorfi.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit te Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Në ndihmë te Policisë lokale janë nisur edhe grupe te FNSH Shkodër, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa akse.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel