“Basha të rikthejë njëherë bashkëshorten me pasaportë holandeze” Gjikondi komenton spotet në Open

13/04/2021 21:58

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po trajtohet gara e spoteve të partive politike në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Aktivistja Brizida Gjikondi komentoi një nga spotet e kryeministrit Edi Rama dhe atë të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ajo përmendi se Basha duhet të rikthejë njëherë në vend, bashkëshorten e cila ka lënë shtetësinë shqiptare për të marrë pasaportën holandeze, e më pas të rikthejë shqiptarët.

“Spoti i Ramës ka një shtrirje shumë të madhe, vaksinimi është një sukses i qeverisë shqiptare në krahasim me të gjitha qeveritë e Ballkanit. Rama ka dhënë mesazhe pozitive sa i takon turizmit. Kurse spoti i Bashës është skandaloz,se Basha ka fajet e veta sa i përket largimit të njerëzve se është pjesë e opozitës shqiptare. Bashkëshortja e tij ka nënshtetësinë holandeze e ka lënë atë shqiptare, së pari t‘i kthehet bashkëshortja në Shqipëri e të votojë. Ka përgjegjësi personale, t’i mbushë mendjen bashkëshortes që la shtetësinë shqiptare. Përgjegjësia është e barabartë, është një opozitë që ka braktisur pushtetin,  përpara se të kthejë anonimin nga autobusi. E e ke parë se çfarë programi ka Basha? Program emocional, asgjë konkrete”, tha Gjikondi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA