Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy automjete, plagosen dy fëmijë

13/04/2021 12:51

Një aksident është shënuar në autostradën Lezhë-Shkodër këtë të martë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy fëmijë, të cilët udhëtonin në mjetin tip BMW.

Aksidenti është shënuar pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë-Shkodër.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel