Një nga pyetjet më të shpeshta mes besimtarëve myslimanë gjatë ditëve të fundit ka qenë a e prish vaksina agjërimin gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Kësaj pyetjeje i kanë dhënë përgjigje autoritetet fetare, ndaj mes të vaksinuarve të ditës së sotme ka pasur edhe mjaft agjërues.
“Muhamedi tha se lejohet vaksinimi dhe nuk prishet agjërimi, po vaksinat duhen për të gjithë popullin”, tha qytetari Haki Stafa.
“Jam me agjërim. Agjëroj çdo vit. Erdha dhe e bëra vaksinën dhe jam shumë mirë. Nuk do e prish agjërimin”, Zoje Tufa.
“Është e lejuar sepse kjo nuk është ushqim, nuk është serum është në tul.
I uroj të gjithë besimtarëve një Ramazan të mbarë pa probleme dhe Zoti ua pranoftë! Le ta bëjmë vaksinën se në mos qoftë 100 % do të jetë 80-90 % efektive”, tha Stafa.
Deri tani në Durrës janë vaksinuar mbi 17, 500 persona, një pjesë e të cilëve kanë marrë dhe dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel