Besimtarët kërcënin sot me kafka njerëzore në duar në rrugët e qytezës Bardhaman në Indi, si pjesë e festivalit tradicional për të kënaqur një prej zotave Hindu.
Foto të pazakonta tregonin rezidentët e qytetit duke marshuar nëpër rrugë me veshje shumëngjyrëshe ornamentale, dhe me disa kafka njerëzore në duar.
Besimtarët e devotshëm Hindu mbanin gjithashtu një shpatë për celebrimet e festivalit Gajan që mbahet çdo vit në këtë kohë, në rajonin e Bengalit Perëndimor.
Spektatorët dilnin në dyert e shtëpive ose dyqaneve të tyre, duke regjistruar me celularë shfaqjen.
Disa prej të zgjedhurve mbanin ornamente në qafë e në kokë, dhe mbanin kafkat lart mbi turmat.
Më pas besimtarët Hindu ulin kafkat në tokë dhe nisin kërcimin tradicional.
Festivali një-javor i Gajan i kushtohet zotave hindu Shiva, Neel e Dharmaraj.
Fotografi Avishek Das, thotë se në ditën e fundit të kalendarit vendas, zakonisht mesi i prillit, të devotshmit adhurojnë trupat e të vdekurve për të kënaqur zotin Shiva, i cili besohet se sjell reshje dhe të korra të mira, në traditën më shumë se 100-vjeçare.
Tema qendrore e festivalit të para-korrjeve është kënaqësia e dhibjes jo-seksuale, devotshmëria e sakrifica.
Në të tjera evente në rajon, burrat e Krishnadevpur shpojnë veten me shufra hekuri për të treguar besnikërinë e tyre ndaj Shiva.
Top Channel