Gazetari Enton Abilekaj ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Abilekaj zbuloi në “Breaking” në Top News se Basha i bëri ftesë Kryemadhit që të hynin në zgjedhje si koalicion duke i ofruar 15 vende të sigurta në lista, por u refuzua nga kryetarja e LSI dhe Meta.
“Basha ka qenë personi që i ka ofruar LSI-së 15 vende të sigurta në lista, por me informacionet që unë kam Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kanë refuzuar”, tha Abilekaj.
Gjithashtu Abilekaj komentoi faktin përse presidenti Meta flet kundër Ramës dhe ndodhet në zonat ku kandidon kryeministri, në Vlorë dhe në Durrës.
“Sa i përket Vlorës, Presidenti nuk është se po bën këtë aktivitet vetëm si fushatë. Ai ka zgjedhur Vlorën dhe Durrësin ku kandidon Rama dhe ka dalë si personi kundër Ramës. Zgjedhja e tij është anti Rama sepse në këto qytete, LSI është goditur më shumë dhe janë qytete të rëndësishëm për LSI”, deklaroi Abilekaj, duke nënkuptuar largimin e Shkëlqim Selamit dhe Lefter Kokës, të cilët i janë bashkuar PS-së.
Top Channel