Rama kujton fillimet e tij: Nuk hyra në politikë se nuk dija të bëja punë të tjera, por bindja se Shqipëria duhet të ngjitet në majë

12/04/2021 15:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar fillimet e tij në politikë gjatë takimit me qytetarët në Cërrik në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama zbuloi se në politikë nuk u fut nga halli se nuk dinte të bënte punë të tjera por bindja se maja ku Shqipëria ku duhet të ngjitem është e arritshme.

Rama: Po ju thosha disa të rinjve sot në Gramsh, mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër, nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë, por në politikë më futi bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme.

Na duhet punë e jashtëzakonshme. Është shumë e thjeshtë, nëse do të bësh dallimin. Ata kanë dalë nëpër Shqipëri, thonë që para 8 vitesh ndodhi aksident, dmth populli lajthit e hoqi ata. |Tani duan të korrigjojnë gabimin.

Populli e ka paguar më shumë se njëherë, janë zgjuar nga ëndrra shumë të dhimbshme kur kanë besuar tek Haxhi Qamili dikur, apo Sudja Nebiu e Xhaferi. Kur kanë besuar se pa punë, pa karakter, pa këmbëngulje, pa guxim, pa drejtim mund t’ia dilnin mbanë.

Ndërkohë që nga ana tjetër jemi ne që nuk ofrojmë këtu as receta magjike, dhe as fusha me lule, një lule këtu e atje, për secilin lule. Do i japim biznesit kaq mijë euro, të rinjve, çifteve, të moshuarve, familjeve, këtyre, atyre aq mijë euro. Këto shqiptarët i kanë dëgjuar e provuar më parë. Do ishte kulmi t’i provonin përsëri, duke shkuar si cjapi tek kasapi.

Unë prandaj jam i bindur që s’do ndodhë kështu. Madje jo vetëm mos ndodhë, por të rimarrim një mandat të fortë për t’u ngjitur e për ta çuar Shqipërinë në majën që meriton. Duhet të bashkohemi, t’i harrojmë të tjerat, sepse vota për numrin 12 në fletën e votimit nuk është votë për parti, është votë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ata e duan Shqipërinë vetëm për pushtet, kur s’kanë pushtetin nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, nuk lënë dy gurë bashkë, janë gati ta djegin për pushtetin e tyre. Nuk lënë fjalë të ulët, poshtërsi kur flasin me të huajt për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA