Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit për Çështjet Ligjore pa Bashkim Finon, i cili u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit.
Manja është përlotur teksa thoshte se Fino mungonte në këtë mbledhje. Në mungesë që të mbahej një minutë heshtje pasi ndodheshin në komunikim virtual për shkak të masave ndaj Covid-19, u transmetua një video me imazhet e Finos.
Ulsi Manja: Sot në këtë mbledhje Komisioni mungon njëri prej nesh, një njeri i pazëvendësueshëm për të gjithë kontributin e tij në vitet e vështira të Shqipërisë por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe posaçërisht anëtar i Komisionit të Ligjeve. Mungon Bashkim Fino. Fino, në radhë të parë i mungon familjarëve të tij, por sigurisht edhe miqve edhe ne kolegëve. Unë jam i bindur që Bashkimi është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart, na kritikon ne kolegëve të tij që të ecim më shpejt, jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin.
Në mungesë, të mbajmë një minutë heshtje sepse kjo mënyrë komunikimi i mbledhjeve online na e pamundëson të mbajmë heshtje për Bashkimi, por në kujtim dhe nderim kemi përgatitur një videogaleri nga veprimtaria parlamentare e Bashkim Finos.
Top Channel