Ndërkohë që në Tiranë ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, në disa qytete, si në Fier dhe në Lezhë, nuk ka vaksinime, kjo për shkak se ka përfunduar furnizimi.

Vonesat e mbërritjes së vaksinave sipas autoriteteve lidhen me bllokimin 48 orë të fluturimeve në Rinas.

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Lezhës është ndërprerë procesi i vaksinimit masiv. Që në orët e para të mëngjesit kanë qenë të shumtë ata persona të cilët i janë drejtuar qendrës së vaksinimit, por janë kthyer mbrapsht pasi nuk ka doza vaksinash.

Nga nisja e procesit të vaksinimit masiv në Lezhë janë kryer 5150 vaksinime, të moshuar, mjekë dhe mësues.

Top Channel